Familja Konomi: Jemi në rrezik - Vizion Plus - News - Lajme

Tre jave pas ekzekutimit mafioz ende te pazbardhur te gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi , familjaret e tij kërkojnë ndihmën e shtetit për mbrojtjen e jetës se tyre dhe pronës. Me ane te një letre te hapur , drejtuar Presidentit dhe ministrit te Drejtësisë deklarojnë se ndihen ne rrezik për jetën për shkak te çështjes se pronësisë. Letra behet publike vetëm tre dite para gjyqit te radhës qe familja Konomi ka për konfliktet e pronësisë. " Për sa kohë që krimi mbetet pa fajtorë dhe çështja e pronave e pazgjidhur , ne ndihemi të rrezikuar seriozisht për jetën. Nga çfarë dihet deri më sot , pronat e trashëguara nga familja , të cilat janë njohur dhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë , përbëjnë pistën kryesore te hetimeve. Nisur nga kjo , frika jonë është edhe më e madhe tashmë që ndodhemi në pragun e një gjyqi i cili pritet të zhvillohet të hënën , më datë 3 tetor. Pa dashur të hamendësojmë asgjë , kërkojmë që ju të ushtroni të gjithë influencën tuaj që ky proces të zhvillohet sa më i qetë , i rregullt dhe në përputhje të plotë me ligjin. Familja jonë kërkon jo vetën mbrojtjen e pjesëtarëve tanë , por edhe të trupit gjykues ndaj presioneve të mundshme " . Familja Konomi shprehet e vendosur dhe thekson se pavarësisht vrasjes makabre te 33-vjeçarit apo çdo akti kriminal qe synon pengimin e drejtësisë , nuk do te tërhiqet nga rruga ligjore për te kërkuar te drejtat e saj për pronën. Gjyqtari Skederdilajd Konomi , baba i dy fëmijëve te mitur , u ekzekutua me ane te shpërthimit me tritol te makinës ne qendër te Vlorës. Ngjarja qe tronditi mbare vendin e sidomos sistemin e drejtësisë , mbetet e pazbardhur pavarësisht deklaratave publike te zyrtareve te policisë. Three weeks after the execution mafia judge yet unresolved Vlora Skerdilajd Konomi , his family seeking state help to protect their lives and property. Through an open letter addressed to the President and Minister of Justice sta