Liderët e BE, traktat te ri fiskal - Vizion Plus - News - Lajme
25 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord mbrëmë për t'iu bashkuar traktatit të ri fiskal që synon një disiplinim më të fortë të buxheteve të vendeve të unionit. Republika Çeke dhe Britania refuzuan ta nënshkruanin këtë traktat . Kryeministri britanik deklaroi pas samitit se qeveria e tij do të reagojë nëse pakti do të kërcënojë interesat e vendit. Ai u shpreh se ndihet i shqetësuar për përdorimin e institucioneve të BE-së në zbatimin e paktit fiskal. Ndërkohë , i cituar nga Presidenti francez Sarkozy , kryeministri çek ka dhënë arsye kushtetuese për refuzimin e paktit. Sipas analistëve , dyshohet se ai që nguron për nënshkrimin , është Presidenti i Republikës Çeke , euroskeptiku Vaslav Klaus. Nëpërmjet këtij traktati shpresohet të arrihet ulje e nivelit të papunësisë , rritje ekonomike , si dhe disiplinim i shpenzimeve që do të çonin në reduktimin e deficiteve buxhetore. Por pyetja që shtrohet nga skeptikët e paktit është se a do të arrijë ai që të zgjidhë krizën në Eurozonë? Sipas një analize nga revista prestigjioze britanike " The Economist " , masat e marra në samitin e djeshëm të BE rrezikojnë shtimin e reduktimeve , por që do të shtojë recesionin dhe do të vështirësojë balancimin e buxheteve. Punësimi mund të marrë një goditje të fortë nga këto masa dhe sipas " The Economist " , kjo është arsyeja që këtë herë në fokus të liderëve evropianë ishte edhe gjetja e mënyrës për vendosjen e disa rregullave që do të çonin në rritjen e punësimit për të rinjtë veçanërisht. Tashmë mbetet për t'u parë ndikimi i këtij pakti në javët në vazhdim dhe rrjedha e krizës së borxheve në Eurozonë , si dhe fati i Greqisë.25 out of 27 European Union member states agreed last night to join a new treaty aimed at fiscal discipline on a strong union states budgets. Czech Republic and Britain refused to sign this treaty. British Prime Minister said after the summit